Është në super formë, Manaj rikthehet në Kombëtare për miqësoret e marsit

Rey Manaj po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin turk, duke qenë shënuesi i tretë më i mirë i kampionatit me 14 realizime. Falë performancës së treguar, lushnjari pritet që të jetë pjesë e listës së Sylvinhos për ndeshjet miqësore me Kilin dhe Suedinë.

Sulmuesi do të grumbullohet nga kuqezinjtë për testet miqësore që kombëtarja do të luajë në fundin e këtij muaji.

27-vjeçari numëron 30 ndeshje dhe 6 gola me fanellën e Kombëtares, ndërkohë që kjo do të jetë hera e parë që ai vihet nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.

Për herë të fundit Manaj është grumbulluar në mars të vitit 2022.