Është mbyllur testi tek Mjekësia e Përgjithshme/Këtë vit në garë mbi 2 mijë kandidatë

Është mbyllur testi tek Mjekësia e Përgjithshme. Këtë vit në garë janë mbi 2 mijë kandidatë”.Ndërkohë që prej këtyre kandidatëve fitues do të shpallen 436 maturantë pasi kaq janë kuotat e pranimit.

Testi i informatizuar përbëhet nga 50 pyetje nga lëndët Biologji, Fizikë dhe Kimi. Dhe në total nga ky test maturantët marrin 30 % të pikëve, ndërsa pikët e tjera i marrin nga nota mesatare e gjimnazit dhe provimet e Maturës Shtetërore.

Rezultatin e pikëve kandidatët e marrin menjëherë sapo përfundojnë testimin. Dhe sipas tyre testi ishte i një niveli mesatar.Studentët e rinj që fitojnë të drejtën e studimit në Mjekësi të Përgjithshme, do të duhet të firmosin një kontratë paraprake me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Arsimit, sepse me ligjin e ri të trajtimit të studentëve të Mjekësisë, ata duhet që pas studimeve të punojnë tre vite në sistemin shëndetësor publik, sipas nevojave që ka vendi. Por maturantët që ishin në garë thanë se nuk kanë informacion në lidhje me këto procedura të reja.