“Është jashtë çdo lloj opsioni”, Rama për aksionin në Theth: Nuk do të ketë resorte turistike!

Në takimin e sotëm kreu i qeverisë ka folur edhe në lidhje me me pretendimet që pas shembjeve në Theth, fshihet skenari për ndërtimin e resorteve.

Rama e konsideroi këtë çështje si dezinformim ndërsa tha se kjo është jashtë çdo lloj opsioni .

  “Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të bërë resorte turistike. Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion janë për të ardhur keq, janë të bazuara në dezinformim. Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që janë shfaqur nëpër ekrane, ata janë një grusht njerëzish që nuk kanë lidhje me të vërtetën e kësaj historie. Ne do vazhdojmë t’i mbështesim të gjithë ata njerëz që kanë prona nëpër male. Madje kemi bërë dhe paketën e maleve. Por teoria pse në sezon, nuk kemi për të pritur, aq më tepër që kjo po bëhet në gjithë Shqipërinë”, theksoi kreu i qeverisë.