“Është i vetmi që i besoj”/ Egli pranon ndjenjat për Gjestin, por ai thotë se nuk ndjen njësoj

Një raport i ngushtë mes Gjestit dhe Eglit duket se ka kaluar një periudhë krize. Pas disa debateve dhe distancimit të tyre në ditët e fundit, ata kanë folur hapur për ndjenjat që kanë për njëri-tjetrin.

Egli: Sot shtëpia nuk ka qenë e bukur fare, ka qenë shumë bosh. Përplasja me Gjestin ka ndikuar më shumë. Shumë konfuzion, pendesë, por dhe konfirmimi i marrë për këtë marrëdhënie më ka dhënë përgjigje për shumë pyetje që kisha. Më duhet pak kohë ta procesoj, sepse ishte situatë e sikletshme.

Nga ana tjetër, Gjesti theksoi se kishte preferuar të distancohej për të mos e lënduar Eglin dhe pranoi se nuk ndien njësoj për të. Ai shtoi: “Jam pak më i tërhequr se Egli. Ajo mendon se po bëj lojë, por kam qenë keq emocionalisht. Nuk dua ta lëndoj, ndaj jam tërhequr. Për momentin nuk kam ndjenja më shumë. Kam qejf të kaloj kohë me të, por asgjë më shumë.”

Gjesti gjithashtu pranoi se ka besim te Egli dhe Rozana, ndërsa theksoi se në shtëpi nuk ka marrëdhënie me asnjë banor tjetër. “Ajo ka qejf të bëjë filma dhe është xheloze ndonjëherë, por e kuptoj.”

Egli: Për mua, Gjesti nuk është lojtar i kësaj shtëpie, është më shumë. Është i vetmi që kam besim. E di që nuk ka qëllim të keq ndaj meje. Ndjehem në siklet, sepse më bien ndesh veprimet me ato që thotë. Kam parë shqetësimin e tij për mua, dhe kjo më ka bërë të besoj se ka diçka më shumë se një raport shokësh. E respektoj që ai është i sinqertë dhe thotë se nuk ndjen të njëjtën gjë, por këtu është vështirë të shprehesh kur nuk ke mundësi të takosh njerëz të rinj.

Situata mes tyre mbetet e tensionuar, dhe duket se këto dyshime do të ndikojnë në raportin e tyre të ardhshëm.