Është homoseksual? Nëna e Jozit në gjendje të rëndë psikologjike pas deklaratave të bëra në media

Nëna e banorit të “Big Brother VIP Albania”, Jozit, po kalon një gjendje të rënduar psikologjike pas deklaratave të bëra në media nga gazetarja Dasara Karaiskaj dhe ish-banori Bernard Hulme.

Lajmi u bë i ditur nga një i afërm i këngëtarit, i cili, gjatë një emisioni televiziv, tregoi se familja e Jozit po përjeton një situatë të vështirë. “Sapo kam komunikuar me vëllain dhe me nënën. E ëma e Jozit është në një gjendje psikologjike jashtëzakonisht shumë të rëndë”, u shpreh ai.

Gjithçka nisi kur Dasara deklaroi publikisht se Jozi është homoseksual, ndërsa më pas të njëjtin pretendim e mbështeti edhe Bernard Hulme, duke përmendur dhe emrat e Laert Vasili dhe Klajdi Musabelliut. Megjithatë, pas reagimeve të forta, gazetarja u tërhoq nga deklarata e saj, duke kërkuar falje dhe duke sqaruar se Jozi nuk është homoseksual.

Situata ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa fansat e Jozit kanë shprehur mbështetjen e tyre për këngëtarin dhe familjen e tij.