Erzen Breçani në SPAK, do t’i komunikohet akuza


Erzen Breçani është paraqitur sot në SPAK, ku do t’i komunikohet akuza.

Breçani i veshur sportiv dhe me kapele në kokë, për herë të parë pas lirimit nga qelia.

Kujtojmë se pak kohë më parë GJKKO liroi nga qelia Breçanin, të cilit thuhej se i rrezikohej jeta në qeli, ndërsa tashmë ndodhet në “arrest shtëpie”.