Ervin Salianji del nga burgu: Burgosja ime ishte politike, do ta çoj çështjen në Strasburg
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dhënë një deklaratë për mediat menjëherë pas lirimit nga burgu i Fierit, ku qëndroi për më shumë se 10 muaj.
Ai e quajti burgosjen e tij “tërësisht politike”, duke akuzuar qeverinë për përndjekje dhe shtypje të kundërshtarëve politikë.
“Më shumë se 10 muaj në burg për arsye politike dhe sepse kam çuar para drejtësisë një trafikant drogë. Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore dhe është fitorja që kam pasur në cdo zonë që kam mbuluar PD. Ditët e mia këtu janë një burim frymëzimi për mijëra demokratë që do të rezistojnë për të rrëzuar një qeveri që është kokë e këmbë e kriminuar. Unë do të shkoj që të falenderojë një zonë zgjedhore në një fshat të Fierit, ku ka fituar PD për ti falënderuar për rezistencën. Unë do të vijoj betejën në Strasburg. Burgu si urohet as asmit, por sot kam një program tjetër dhe e ndjejë që Shqipërinë e ka dobësuar më shumë, për ata që kanë qenë të pavëmendshëm unë s’kam bërë burg për vjedhje, por arsye politike’, tha ai.