Futbollisti i kombëtares shqiptare Ernest Muçi ka shënuar golin e parë sezonal me Beshiktash edhe pse luajti shumë pak minuta. 23-vjeçari, i kthyer në një zëvendësues që prej ardhjes së trajner Van Brokorst, u aktivizua në minutën e 88 në ndeshjen që Besiktas po udhëhiqte 3-2 kundër Antalyaspor.
Mjaftuan pak sekonda lojë, teksa në shtesë shqiptari vulosi fitoren me shifrat 4-2. Për Muçin kjo ishte ndeshja e parë që aktivizohej këtë sezon, pasi flitet se mund të largohet nga turqit, duke qenë se pas blerjes së Rafa Silvës nuk pëlqehet më si zgjedhje e parë nga trajneri holandez.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ