Erion Veliaj kërkon lirinë, më 8 korrik zhvillohet seanca në Gjykatën e Lartë

Gjykata e lartë cakton datën 8 korrik ora 12:00 për shqyrtimin e rekursit të Erion Veliaj për masën e sigurisë. Relatore gjyqtarja Albana Boksi ndërsa Medi Bici dhe Sokol Binaj anetarët e tjerë të trupit gjykues. Rekursi shqyrtohet në dhomë këshillimi pa praninë e palëve.

Ndërkohë sot kryetari i bashkisë ka seancën në GJKKO për informacionin 2 mujor, Veliaj ka firmosur deklaratë nga IEVP Durrës dhe nuk do te jetë vetë i pranishëm por do të përfaqësohet nga avokati.

Sipas njoftimit zyrtar të GJL kjo çështje i është nënshtruar gjykimit me procedur të përshpejtuar duke hyrë në kategorine e çështjeve me prioritet.