Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu, sot seanca në Apelin e GJKKO
Sot pritet të mbahet seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, i cili ndodhet në burgun e Durrësit prej disa muajsh.
Veliaj kërkon një masë më të butë sigurie, duke ofruar dhe vënë në dispozicion garanci pasurore pa përcaktuar një shumë duke ia lënë në vlerësim gjykatës. Më herët, Veliaj përmes avokatëve ka dërguar rekurs edhe në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë por ende nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese.
Ai do rikthehet në gjykatën e apelit të posacshëm ku ka kërkuar lirimin nga burg. Seanca është caktuar që të zhvillohet në orën 14:00.
Veliaj u ndalua ne 9 shkurt ndërsa është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Pjese e hetimit të dosjes është edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa .