Prokuroria e Posaçme dhe Drejtoria e Burgjeve kanë sqaruar se përse në dosjen hetimore të kryebashkiakut Erion Veliaj ishte shënuar “i dënuar” sa i përket gjendjes së tij gjyqësore.
Një ditë pasi Veliaj e cilësoi skandal në një reagim të tij nga qelia, SPAK thotë se kjo ishte produkt i një certifikate të gjeneruar nga sistemi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ky reagim i Gjykatës së Posaçme vjen pas akuzave të bëra kundër policisë nga Gazment Bardhi ku njëllojë si Gjykata e Posaçme, ai pretendonte se policia nuk ka rujatur institucionin e SPAK dhe të Gjykatës, duke lejuar që mbështetësit e Valiajt të grumbulloheshin para godinës së organit të akuzës.
Sipas Gjykatës së Posaçme, Punonjësit e Gardës së Republikës kanë informuar Gjykatën se, në vazhdimësi është kërkuar prej tyre ndihmë nga Policia e Shtetit për të garantuar perimetrin jashtë insititucionit por që nuk është ofruar. Më tej në shkresën e GJKKO thuhet se situate e krijuar ka cënuar sigurin për jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës.
Një reagim të ngjashëm me Gjykatën e Posaçme, ka mbajtur edhe SPAK, ku nëprëmjet një shkrese, kërkon nga Ministria e Brendhsme dhe Drejtoria e Policisë që të vihen para përgjegjesisë personat përkatës që nuk kanë reaguar për situatën e krijuar.
Por nga ana tjetër, mësohet se Policia e Shtetit, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Posaçme ka angazhuar patrullat dhe shërbimet policiore të komisariatit numër 3, që është përgjegjës për ruajtjen e këtij institucioni edhe nga ndarja territoriale që mbulon. Sipas policisë shërbime e policis kanë qënë aty që nga nisja e grumbullimit të mbështetësve të Erion Veliajt deri në përfundim të dhënies së masës së sigurisë.
Por a po vepron me dy standard Gjykata e Posaçme?
Pavarësisht se rezulton se Gazment Bardhi dhe opozitarë, të tjerë, kanë organizuar disa protesta para dyervë të Gjykatës së Posaçme dhe të SPAK, asnjë ankimim nuk erdhi kundrejt tyre dhe nuk iu kërkua llogari policisë së shtetit për mos marrje masash. Dy nga protestat, e PD para SPAk, janë ato të datës 6 dhjetor .2024 dhe 06 Janar.2025, ku pavarëisht se u bllokua rruga përpara SPAK, dhe u vështirësuan hyrje daljet brenda ambienteve të Gjykatës dhe të SPAK, askush nuk reagoi ndaj tyre duke e cilësuar si një kërcënim për sigurinë e gjykatësve apo prokurorëve.