Erion Braçe thirrje të fortë Komisionit të Medias: Radio Televizioni është cënuar rëndë ….

Erion Braçe ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale duke iu drejtuar Komsionit të Medias në lidhje me  Radion dhe Televizionin, ku ai thekson faktin shqetësues të marrëdhënieve njerëzore brenda këtij mediumi. Gjithashtu ai u shpreh se punonjësit e medias gazetarët po edhe të tjerët regjizorët, editorialistët e kështu me radhë janë njerëzit më të shtypur e më të dhunuar ndër punëtorë në këtë vend.

Reagimi i plotë:

Nuk e mendoja se për Radio televizionin shqiptar do kishte kaq shumë reagime, nuk i hyj fare misionit qëllimit mënyrën se si përçohet ky mision dhe ky qëllim te publiku, se si mbrohet interesi publik përmes këtij mediumi.

Ajo që më ka shqetësuar në reagime masive gjatë këtyre dy viteve të fundit ka të bëjnë me marrëdhëniet njerëzore brenda këtij mediumi.

Shikoni, unë mendoj se radio dhe televizioni janë njerëz pra përtej pajisjeve, studiove, teknologjisë janë njerëz, janë marrëdhëniet njerëzore që bëjnë radio e televizion.

E dyta unë mendoj që punonjësit e medias gazetarët po edhe të tjerët regjizorët, editorialistët e kështu me radhë janë njerëzit më të shtypur e më të dhunuar ndër punëtorë në këtë vend.

Ajo që dua të them me zë të lartë nga reagimet që kam parë marrëdhënia njerëzore në radio televizon është cënuar rëndë. Ajo media mund të ketë pasur shumë njerëz në punë, mund të ketë shumë njerëz në punë një pjesë pa produkt pa rezultat në mirëfunksionimin e institucionit por edhe kur hiqen njerëzit nga puna duhet dinjitet duhet respekt jo thjeshtë për ligjet në fuqi respekt njerëzor në radhë të parë. Këtë dua që Komisioni i Medias dhe i Kuvendit ta ketë si informacion, ta marrin si informacion ta analizojnë si informacion, ta shqyrtojë e vendos pikat mbi i për të vërtetën, nuk ka pse qarkullon më ky reagim aq masiv pa shkuar te e vërteta.