Erion Braçe nuk do të jetë më deputet i qarkut të Fierit dhe as pjesë e ekipit elektoral të PS-së në Divjakë.
Vendim ky, që është marrë pas një takimi që kryesocialisti Edi Rama pati me organizatat socialiste paradite në Divjakë ku largimi i Braçes nga zona e Divjakës u bë për t’u angazhuar në fushatën zgjedhore të PS-së në Tiranë, më konkretisht në Njësinë 5. Në lidhje me lajmin e largimit të tij, deputeti Braçe është shprehur i habitur. Sipas burimeve dyshohet se largimi i tij vjen pas një debati të fortë dhe me tension gjatë një bisede telefonike me drejtues të tjerë të Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ