ERE ul çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) u mblodh sot për të shqyrtuar kërkesën e OSHEE për uljen e çmimit të energjisë për familjarët.

Drejtor i Tarifave, OSHEE Romir Pajenga tha se çmimet për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 KWH, çmimi do të jetë 8.5 lekë për kilovat.

Për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9.5 lekë për kilovat.

Ku vendim hyn në fuqi më 1 shkurt 2025 deri në 31 dhjetor 2025.