Sapo është ulur në Aeroportin e Rinasit avioni i Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Janë dy avionë të kompanisë turke që kanë prekur pistën e Rinasit, pasi Erdogan shoqërohet nga një delegacion i madh.
Erdogan dhe delegacioni turk do priten nga Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Ai pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të “Xhamisë së Namazgjasë”,Kjo vizitë vjen pas asaj të Janarit 2022.Pritet që Erdogan dhe Rama të mbajnë një konferencë të përbashkët
Parashikohet që vizita e Erdogan në kryeqytet të zgjasë 7-8 orë.Do firmosen 3 marrëveshje mes shteteve. Kreu i shtetit turk do shkojë më pas në Serbi. Prej vizitës së tij, u anulua seanca e sotme plenare
Regjistrohu në buletinin tonë informativ