Erdhi nga Italia për t’u hakmarrë, dëshmia e 41-vjeçares që dogji makinën në Durrës
Doriana Stafaj 41 vjeçe u arrestua nga policia e Durrësit ditën e sotme pasi në bashkëpunim me vëllain e saj, shtetasin me inicialet M. S., 35 vjeç, i cili është shpallur në kërkim kanë djegur makinën e shtetasit me inicialet K. S., 42 vjeç.
Sipas policisë, pas djegies së automjetit, 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot.
41-vjeçarja shprehet se ka pasur një histori dashurie me 42-vjeçarin dhe pretendon se i ka blerë këtij të fundit automjetin dhe shtëpinë, por e ka lejuar t’i regjistrojë në emër të tij në shenjë mirëbesimi.
“Me K.S., kemi pasur një histori dashurie. Ja kam blerë unë automjetin dhe shtëpinë, por e kam lejuar t’i regjistrojë në emër të tij në shenjë mirëbesimi. Pasi u ndamë nuk munda t’i marr mbrapsht këto pasuri dhe prandaj vendosa të hakmerrem. Për këtë gjë u ktheva nga Italia, sepse u ndjeva e mashtruar prej tij. Dua të më kthehen pasuritë e mia dhe kërkoj ndihmën e institucioneve për këtë”, ka thënë 41-vjeçarja Doriana Stafaj.