Shegë Baçi, një grua e cila prej vitesh është viktimë e dhunës në familje, ka treguar historinë e saj të rëndë, pasi bashkëshorti i saj, Bashkim Baçi, e kërcënoi me thikë në sy të djalit të mitur. Policia ndërhyri dhe e arrestoi dhunuesin.
Në dëshminë e saj, Shega tregon se burri i saj e ka dhunuar për vite me radhë, ndërsa jetojnë në një banesë të vogël me nëntë persona të tjerë. Sipas saj, ai është një i papunë që shpenzon kohën në lokale, duke përdorur paratë që i japin shokët.
Ajo shprehet e zhgënjyer edhe nga mungesa e ndihmës ekonomike, duke treguar se jetojnë me vetëm 200 mijë lekë të vjetra në muaj, të cilat i janë ndërprerë.
“Erdhi i pirë, mori thikën të me godiste. Unë dola jashtë, doli djali dhe më mbrojti. Me donte kafe, unë nuk hyra se e dija që do me rrihte. Gjithmonë pi. Mora policinë, erdhën e morën. Punoi vetëm njëherë në Greqi e më nuk punonte, rrinte në lokale. Donte të rrinte në lokal, i jepnin shokët lekë. Kam shkuar 3 here ne polici, kjo është hera e 4. Njëherë ja fala, mendova do mblidhte mendjen, nuk kam çfarë i bëj më. Fëmijët trembeshin e iknin jashtë. Shkoja me pare puntore, tani hiç. Shteti hiç asistenca mu pre. 10 veta në familje jemi. Jetojmë me 200 mijë lek të vjetra në muaj. Ato mi prenë, tani skam hiç. Po ja falen ata, le të vijë. Nuk e di a do me rrahë më”, u shpreh ajo.