“Erdha në Shqipëri për të mbjellë flokët, po haja drekë me të arrestuarit dhe…”, zbardhet dëshmia e dy të huajve, të përfshirë në trafikun e kokainës
- 18 November, 2024
Avokati mbrojtës i dy shtetasve nga Venezuela në mesin e të arrestuarve për laboratorin e gjetur në Fushë Krujë foli për gazetaren Anila Hoxha.
Ata kanë thënë se janë paragjykuar pasi janë nga vende të Amerikës Latine.
Njëri prej tyre ka thënë se ka ardhur në Shqipëri për të mbjellë flokët, ndërsa tjetri ka thënë se e arrestuan pasi po hante drekë me personat e arrestuar të përfshirë në trafik droge.
“Po më paragjykojnë, unë kam ardhur si turist”, mësohet të ketë thënë ai.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ