Episodi i dhunës në Big Brother, reagon familja e Gjestit

Një akt i paprecedent dhune ndodhi në Big Brother Albania, ku një prej konkurrentëve të eliminuar, Jozefin Marku, sulmoi fizikisht Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.

Pas kësaj ngjarjeje ka reaguar familja e Gjestit. Motra e këngëtarit, Blerina Kelmendi, ka postuar një ‘story’ në Instagram ku falënderon të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj vëllait të saj.

“Në pa mundësi për t’i kthyer krejt mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni tregu për të”-ka shkruar Blerina.