Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH me 7 vota

Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e RTSH me 7 vota

Gara për Drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik pas dorëheqjes së Alfred Pezës u shoqërua me akuza për paligjshmëri të procesit dhe garë jo transparente, çka detyroi Komisionin e Medias të kërkojë ndërprerjen e garës.

Pas rifillimit të procesit dhe zgjedhjes së këshillit të ri drejtues në garë morën pjesë 12 kandidatë.

Pas një konsensusi politik mes mazhorancës dhe opozitës, më 17 mars Parlamenti votoi edhe bordin e ri e Këshillit Drejtues të RTSH-së

Fatjon Hoxhalli, 38 vjeç, u zgjodh kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Anëtarët e rinj të bordit janë: Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Enio Civici, Alket Braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.