Enca single? Detaji që zbulon ndarjen e këngëtares nga i dashuri afrikan
Historia e dashurisë së këngëtares, Enca me masazhatorin afrikan, Mickey Neblett duket se ka marrë fund. D
yshja ka zhdukur çdo foto të tyre nga rrjetet sociale, madje as nuk kanë “follow” njëri-tjetrin. Zhvillim që krijoi hije dyshimi që mes tyre çdo gjë ka përfunduar.
Në rrjetet e saj sociale, këngëtarja ka vijuar me postimet e saj të zakonshme, siç janë fotot hot që ajo zgjedh të bëjë. Nga ana tjetër, Mickey, i ka pasur më të shpeshta videot nga puna e tij si masazhator.
Edhe ai ka zhdukur çdo gjurmë të ish-parneres së tij, duke preferuar që të mbyllë gjithçka pa shumë bujë. Kujtojmë që kur kjo dyshe bëri publike romancën e tyre, të shumtë ishin ata që e gjykuan. Teksa ajo po shijonte romancën me partnerin e saj nga Afrika, kjo lidhje ngjalli diskutim në rrjet.