EMRI+FOTO/ U largua por nuk shkoi në shtëpi, humb 7-vjeçari në Elbasan! Policia mobilizohet për gjetjen e tij

Një djalë 7-vjeçar ka humbur gjurmët në Elbasan, duke panikuar prindërit. I mituri Andi Cakalli ka dalë nga shkolla në orën 10:00 ditën e sotme dhe nuk është kthyer në shtëpi.

7-vjeçari ka veshur këmishë të bardhë dhe pantallona jeshile.

Edhe policia është mobilizuar për gjetjen e fëmijës.