Emri+Foto/ Aksidenti me vdekje në autostradën Tiranë-Durrës, kush është 35-vjeçari që humbi jetën
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orën 01:20 të mëngjesit këtë të enjte.Viktimë ka mbetur shtetasi Roland Tafa 35-vjeç, raportohet se ka humbur kontrollin mbi motorin e tij e ka dalë nga rruga. Për pasojë i riu ka humbur jetën
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.