Emri/ Zgjidhet kryetari i ri i degës së Rithemelimit të PD në Lezhë, fiton me diferencë të thellë votash

Gjin Gjoni do të jetë kryetari i ri i degës së Rithemelimit të PD në qytetin e Lezhës pasi fitoi zgjedhjet e organizuara ditën e sotme.

Gjoni triumfoi përballë dy kandidatëve të tjerë, Albert Rrusti dhe Paulin Marku me diferencë të thellë, duke siguruar 604 vota.

foto galeri

Rrusti siguroi 312 vota, ndërsa Paulin Marku mblodhi 131 vota, ndërsa në proces morën pjesë mbi 1100 anëtarë.