EMRI/ Zbulohet baza e prodhimit të vajit të kanabisit, arrestohet 35-vjeçari! Në banesë i gjenden edhe armë. Detajet e operacionit

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi u kap në një bazë ku prodhohej dhe shitej vaji i kanabisit. Në pranga ka rënë shtetasi Barjam Kanushi, të cilit policia i gjeti në banesë armë zjarri dhe armë të ftohta.

Policia thote se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3.5 litër vaji kanabisi, një armë zjarri kallashnikov, një armë e ftohtë (thikë), fishekë dhe një sasi lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

“Komisariati i Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas po transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Sarandës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Haze””, thuhet ne njoftimin e policise.

Njoftimi: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Haze”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Prodhonte dhe shiste vaji kanabisi vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili posedonte dhe armë zjarri dhe armë të ftohta në banesë.

35-vjeçari u kap në flagrancë duke transportuar vaj kanabisi, me qëllim shitjen në qytetin e Sarandës.

Sekuestrohen gjatë operacionit 3.5 litër vaji kanabisi, një armë zjarri kallashnikov, një armë e ftohtë (thikë), fishekë dhe një sasi lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

Komisariati i Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas po transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Sarandës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Haze”.

Si rezultat i të cilit, u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., 35 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3.5 litër vaj kanabisi, 1 armë zjarri kallashnikov, një armë të ftohtë thikë, 3 krehëra, një sasi municioni luftarak, dhe një sasi kanabis sativa në formë çokollate.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.