EMRI/ Vodhi shuma parash në tre banesa, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë

Policia e Kavajës ka arrestuar shtetasin Ben Sula 47 vjeç, për shkak se vodhi në të njëjtën ditë, shuma parash, në 3 banesa. 47 vjeçari banues në Rrogozhinë, me 24 dhjetor rezukton se ka vjedhur në 3 banesa në Golem, shumat 30 000 lekë, 100 000 lekë, 7000 euro dhe 3000 dollarë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash, 3 ora dore, 2 m fitil zjarrpërcjellës dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura, si dhe doreza, kapuç, gërshërë, automjet dhe veshje që dyshohet se përdoreshin nga Ben Sula gjatë kryerjes së vjedhjeve.