Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku është vetëvrarë një 55-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 në fshatin “Bardhaj”. Sipas policisë shtetasi Lekë Dedaj dyshohet se është vëtëvrarë me armë gjahu në banesën e tij. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:20, në banesën e tij në fshatin “Bardhaj”, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. D., 55 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarës.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ