Emri/ Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te ‘Trauma’
Një 35-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas policisë shtetasi Arnaldo Matodashaj u plagos rreth orës 04:10 në apartamentin ku banonte në lagjen “Pavarësia”. 35- vjeçari pas ndihmës së parë mjekësore është dërguar në Spitalin e Traumës.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi A. M., 35 vjeç. Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.
Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.