EMRI/ U qëllua pranë banesës së tij, identifikohet personi i plagosur në Shkodër

Një person është plagosur pasditen e së shtunës në Shkodër. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Salo Halili” të këtij qyteti.

Personi i plagosur është identifikuar si Jaser Osmani. Mësohet se Jaser Osmani është qëlluar pranë banesës së tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur  në kofshë  me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili  po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.