EMRI/ U përfshi në mega-operacionin “Ura”, kush është ish-efektivi i policisë i arrestuar pak kohë më parë
Personi në foto është Altin Morina, ish-punonjës i Policisë së Shtetit, që rezulton i përfshirë në mega-operacionin e fundit të koduar “Ura”.
Sipas dosjes së fundit të zbuluar nga autoritetet emri i tij del sërish në hetime, këtë herë si bashkëpunëtor i grupeve kriminale.
Morina u arrestua më 4 prill 2025, pasi ishte në kërkim nga SPAK për një çështje tjetër penale. Megjithatë, hetimet e reja e lidhin atë edhe me aktivitet kriminal në një tjetër rast të ndarë nga e mëparshmja.
Operacioni “Ura”, i zhvilluar nga strukturat e posaçme antikorrupsion dhe forcat e rendit, ka vënë në shënjestër një rrjet të gjerë të përfshirë në veprimtari të paligjshme, ku përfshirja e efektivëve të policisë e bën edhe më të rëndë situatën.