Emri/ U merrte kartat e ID nënave me fëmijë të mitur për të përfituar kredi në bankë, arrestohet 33-vjeçarja në Lezhë
Një 33-vjeçare ka rënë në pranga pasi iu merrte foto të kartës së identitetit, personave. Sipas policisë shtetasja Donika Curri i mashtronte se ishte përfaqësuese e një shoqate bamirësie, dhe me të dhënat e tyre merrte kredi.
Gjithashtu mësohet se Curri iu prezantohej qytetarëve me fëmijë të mitur, si përfaqësuese e një shoqate bamirësie për nëna me fëmijë të mitur, dhe iu merrte atyre të dhënat personale (foto të kartës së identitetit), duke iu premtuar pagesa mujore. Më pas, duke përdorur të dhënat e tyre, aplikonte dhe merrte kredi në institucione financiare.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj skeme mashtrimi dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.