EMRI/ U mbyt në Durrës dy muaj më parë, gjendet trupi i pajetë i 40-vjeçarit në brigjet e Kroacisë

Trupi i pajetë i 40-vjeçarit, Aurel Ndoni, i cili u mbyt më 25 shkurt të këtij viti në zonën e Porto Romanos në Durrës është gjetur pas dy muajsh në brigjet e Kroacisë. Bëhet me dije se trupi i tij është tërhequr nga familjarët ku është zhvilluar edhe ceremonia e varrimit në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja u regjistrua pasditen e 25 shkurtit rreth orës 17:15 në Porto Romano ku 40-vjeçari Aurel Ndoni së bashku me vëllain e tij dhe një person te tretë kishin shkuar për të peshkuar në det ku dyshohet se ka rrëshqitur duke rënë në ujë . Sipas njoftimit të policisë 40-vjeçari është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.