EMRI/ U konfliktua me nënën e tij duke e çuar në tentativë për ti dhënë fund jetës, arrestohet 19-vjecari në Tiranë, goditi policët gjatë shoqërimit

Henri Breçani, 19 vjec eshtë arrestuar nga policia e Komisariatit nr.6.

19-vjecari është konfliktuar me nënën e tij, shtetasen F. Breçani e cila më pas ka konsumuar disa medikamente duke tentuar ti jape fund jetes.

Gruaja me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike per jeten ne repartin e toksikologjise.

Gjatë shoqërimit, Henri Brecani ka kundërshuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

 

Sipas hetimeve Brecani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike. Ai i ka kërkuar para, nenes së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.

 

Policia është njoftuar nga QSUT, pasi F.Brecani është dërguar në spital nga të afërm të saj.