Emri/ Tritol makinës së 31-vjeçarit në Sarandë, i kërkuar për plagosje …
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë mesnatës në Sarandë ku një sasi lënde plasëse është vendosur në një automjet të parkuar, në pronësi të Klaus Jace i shpallur në kërkim nga policia për plagosje me armë zjarri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50 dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Klaus Jaçe është shpallur në kërkim pas plagosjes me armë zjarri të shtetasve Ernest Lama, 25 vjeç, dhe Gëzim Hajdaraj, 33 vjeç. Ngjarje e ndodhur më 17 korrik pranë stadiumit të qytetit.