EMRI/ “Trafik narkotikësh” dhe “Prostitucion”, arrestohet i shumëkërkuari, pritet ekstradimi drejt Italisë
Shkodër/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion” kapet në Velipojë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 52-vjeçari.
Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe Stacionin e Policisë Velipojë lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi shtetasin Shpëtim Memolla, banues në Peqin.