EMRI/ Tentoi të grabiste një banesë në mes të natës, plagoset me armë zjarri 44-vjeçari në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Markat, në bashkinë e Konispolit, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri gjatë një tentative të dyshuar grabitjeje.

I plagosuri është identifikuar si Saimir Haxhi, 44 vjeç, banues në zonë dhe person me precedentë penalë. Ai dyshohet se është qëlluar nga pronari i banesës ku po tentonte të hynte për të grabitur.

Haxhi ka marrë plagë në pjesën e pasme të trupit nga një armë gjahu (çifte) dhe është transportuar fillimisht në spitalin e Sarandës. Më pas, për shkak të plagëve të marra dhe për ndihmë më të specializuar, është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.