EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Kurbini, një i vrarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Zhejë të Kurbinit, ku raportohet për të shtëna me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, dyshohet se një 67-vjeçar i quajtur Dodë Mamli ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së viktimës në fshatin Vilëz, Zhejë. Ende nuk dihen rrethanat e plota të të shtënave apo motivet e mundshme të ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe autorësinë e këtij akti të rëndë. Një grup hetimor është ngritur për të mbledhur prova dhe dëshmi që mund të ndihmojnë në sqarimin e plotë të rrethanave të vrasjes.