EMRI/Po kryenin punime për vendosjen e energjisë elektrike në një qendër votimi! Humb jetën elektricisti, plagosen dy punëtorët e tjerë
Një elektricist i OSHEE ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar këtë të enjte në Kodër Rrëshen, gjatë orarit të punës, teksa po kryenin punimet për furnizimin me energji elektrike të një qendre votimi.
elektricistët po punonin për vendosjen e lidhjes elektrike në qendër, kur ndodhi një aksident i rëndë teknik.
Mësohet se elektricisti që humbi jetën është 34-vjeçari, Emiljano Buna.
Ndërkohë që dy të tjerët janë transportuar me urgjencë në spital.
Ngjarja ndodhi pranë godinës së një ish-shkolle të mbyllur, e cila është përshtatur për të shërbyer si qendër votimi në zgjedhjet e 11 majit.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të incidentit, ndërkohë që OSHEE dhe strukturat zgjedhore në zonë janë angazhuar për garantimin e vazhdimësisë së përgatitjeve për zgjedhjet.