EMRI/ Plagoset rëndë një minator në minierën e Bulqizës, niset me helikopter drejt Tiranës
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në minierën e Bulqizës, ku një minator ka mbetur i plagosur rëndë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë private të minierës ku shtetasi i identifikuar si Vaid Neziri, gjatë punës, një masiv kromi është shkëputur duke e e zënë poshtë. Fillimisht i aksidentuari është pikasur nga kolegët e punës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen nga fronti i punës, ku më pas është dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku i është dhënë ndihma e parë.
Për shkak të gjendjes së rëndë, pas ndihmës së parë të marrë në spitaline Bulqizës, ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Tiranës.
“Me datë 29.06.2024, rreth orës 11.00, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë, shtetasi V.N me detyrë vagonist në minierë. I dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.