Emri/ Piu lëndë helmuese, humb jetën 60-vjeçari nga Muriqani

Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Muriqan të Shkodrës, ku 60-vjeçari Mark Doda dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese.

Sipas informacioneve paraprake, Doda u dërgua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore, por, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

Autoritetet po hetojnë nëse bëhet fjalë për një vetëhelmim apo nëse ka rrethana të tjera që mund të kenë ndikuar në vdekjen e 60-vjeçarit.