Ka rënë në prangat e policisë drejtuesi i kamionit që përplasi për vdekje një 39-vjeçar në qytetin e Durrësit.
Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi u arrestua pas disa orësh kërkim.
Shoferi 46-vjeçar rreth orës 17:30, të datës 24.12.2024, në lagjen nr 15 Durrës, duke drejtuar automjetin kamion përplasi me pasojë vdekjen, shtetasin P. P, 39 vjeç, banues në lagjen nr 15 Durrës, dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit bashkë me kamionin që drejtonte.
I arrestuari i identifikuar me emrin Milto Çuni, akuzohet për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i aksidentit “.
Njoftimi i policisë
Aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me automjetin, pas disa orësh kërkimesh dhe këqyrje të kamerave, Policia bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit ” shtetasin M. Ç., 64 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas rreth orës 17:30, të datës 24.12.2024, në lagjen nr 15 Durrës, duke drejtuar automjetin kamion ka përplasur me pasojë vdekjen, shtetasin P. P, 39 vjeç, banues në lagjen nr 15 Durrës, dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit bashkë me kamionin që drejtonte.
Pas disa orë kërkimesh dhe këqyrje të kamerave, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Si dhe bëri bllokimin e kamionit në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.