EMRI/ Përfitoi nga amnistia dhe u lirua nga burgu, i riu i kthehet vjedhjes dhe shpallet në kërkim

Një prej përfituesëve të amnistisë i cili doli ditën e djeshme nga burgu, mësohet se ka kryer një vjedhje në qytetin e Korçës. Ardian Isufi i sapo liruar nga qelia ka vjedhur një automjet tip Ford Fiesta i cili ishte i ndezur në parkim pranë lagjes 18.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin ku Isufi kalon me automjetin e vjedhur në aksin Korçë-Pogradec. Policia është vënë në ndjekje të autorit.