EMRI/ Në kërkim që nga Janari, kush është i forti që u arrestua pas ndjekjes nga policia

Skerdi Sina është personi i arrestuar ditën e sotme pranë shkollës Petron Nini në Kryeqytet.

Sina ka tentuar që ti ik policisë, pasi fillimisht është pikasur në rrugën Myslym Shyri, por forcat shqiponja i janë vënë nga pas dhe e kanë arrestuar. Gjatë ikjes Sina ka përplasur edhe 4 automjete të tjera. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Por kush është Skerdi Sina?

Skerdi Sina është një prej 5 personave që u shpallën në kërkim nga Policia në Janar të këtij viti, pas ngjarjes së regjistruar në Astir, ku 21-vjeçarja Sajma Qordja kërkoi ndihmë pasi pretendoi se ishite dhunuar nga disa persona në një apartament të marrë me qira në zonën e Astirit.