EMRI/ Në kërkim për vënie tritoli dhe dhunë, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër
SHKODËR- Një 28-vjeçar, i identifikuar si Seadet Myftija është vënë në pranga të Policisë në Shkodër.
Ai dyshohet se është përfshirë ne vepra të rënda penale. Sipas policisë, 28-vjeçari është person i dyshuar për shkatërrim prone me eksploziv, shkatërrim prone me mjete të forta, plagosje me dashje dhe vjedhje.
Nga hetimet e kryera, në maj të vitit të kaluar, i riu ka goditur me sende të forta një person dhe ka shkatërruar automjetin e tij.
Një muaj më vonë, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se ka vënë lëndë eksplozive në portën e banesës së një shtetasi dhe ka vjedhur motomjet.