EMRI/ Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan
Orgest Koka, 28-vjeç është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi ishte i dënuar nga gjykata për kultivim droge.
I riu banues në Tiranë, u arrestua në fshatin Xibrakë, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
‘Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si rezultat i kontrolleve në terren në të gjithë qarkun, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë lokalizuar dhe kapur në fshatin Xibrakë, shtetasin në kërkim: