EMRI/ l dënuar më parë për vrasje me armë, goditi gardianin e burgut, arrestohet 32 vjeçari në Fier

Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit kapën njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin Marteos Pasho 32 vjeç, banues në Patos.

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier. Ndërkohë po punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.