EMRI/ Kush është 42-vjeçarja që futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e saj
- 18 March, 2024
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Krujë, ku një 42-vjeçare nga Tapiza është arrestuar për vrasjen e foshnjës së saj të porsalindur.
Leta Koçi është paraqitur vetë në Komisariatin e Krujës ku ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e kësaj të hëne e ka hedhur në lumë.
Ajo ka pretenduar se foshnjën e ka lindur të vdekur dhe e ka futur në qese më pas e ka hedhur në lumin e Tapizës.
Menjëherë uniformat blu kanë nisur kërkimet në lumë, por pa rezultat pasi foshnja nuk është gjetur dhe dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit.
42-vjeçarja është e martuar dhe ka një fëmijë tjetër.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ