EMRI/ Kreu disa vjedhje apartamentesh, arrestohet 46-vjeçari në Himarë, në banesë iu gjetën …
Një 46-vjeçar ështe vënë në pranga në Himarë pasi kishte kryer disa vjedhje në një kompleks apartamentesh pushimi dhe në një banesë private. Sipas policisë shtetasit Sali Gaxha, në ambientin ku qëndronte, i gjenden granata dore, sende të vjedhura, si dhe veshje e doreza të përdorura gjatë vjedhjeve. Ndërsa ne lidhje me këtë ngjarje raportohet se është arrestuar edhe një 27-vjeçare e cila ndodhej në të njëjtin ambient me autorin dhe nuk kallëzoi krimin.
“Himarë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight”, në fushën e vjedhjes së pasurisë.
Vihet në pranga autori i disa vjedhjeve në Himarë Sali Gaxha, në ambientin ku qëndronte, i gjenden granata dore, sende të vjedhura, si dhe veshje e doreza të përdorura gjatë vjedhjeve.
Arrestohet edhe një 27-vjeçare Denisa Rredhi, e cila nuk kallëzoi krimin”, thuhet në njoftim.