EMRI/ Kishte marrë mbiemrin e gruas, arrestohet në kufirin slloveno-italian 40-vjeçari shqiptar, ishte shpallur në kërkim për grabitje
- 11 June, 2024
Autoritet në kufirin slloveno-italian kanë vënë në pranga një shqiptar të shpallur kërkim për grabitje. Shqiptari ishte arratisur prej tre vitesh dhe për t’i shpëtuar kapjes kishte marrë mbiemrin e gruas së tij.
40-vjeçar u arrestua nga Njësia Operacionale dhe Radiomobile e kompanisë Aurisina Carabinieri në kufirin shtetëror midis Sllovenisë dhe Italisë në Basovizza, në komunën e Triestes. Hektor Shala, banues në Castelletto Sopra Ticino, ishte larguar nga arresti shtëpiak gjatë vuajtjes së dënimit për një grabitje në postën e Meinës, e ndodhur në vitin 2013.
40-vjeçari, me precedentë penalë, ishte kthyer në vendlindje ku ishte martuar për t’i shpëtuar kontrolleve dhe ligji e lejon burrin, nëpërmjet martesës, të marrë mbiemrin e gruas. Prandaj mbiemri i gruas figuronte në dokumente. Kështu njeriu mendoi se mund të kthehej lehtësisht në vendin tonë, duke pasur një identitet të ri. Megjithatë, policia e ndaloi dhe pas identifikimit në kazermë, u arrestua dhe u dërgua në burgun e Triestes.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ