EMRI/ Kërkohej në Austri si pjesëtar i organizateve kriminale, kapet në Greqi shqiptari

Një 30-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia greke, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet austriake.

Aredjo Buzi nga Fieri, është ndaluar nga policia greke në rrugën “28 Tetori” në Janinë.

Ai rezulton person i shpallur në kërkim me urdhër europian arresti nga Austria, prej 07.04.2017.

Buzi akuzohet për veprat penale “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”, të cilat sipas Kodit Penal të Austrisë dënohen me burgim deri në 3 vjet.

Për 30 vjecarin Aredjo Buzi, autoritetet greke kanë nisur procedurat e ekstradimit të tij drejt Austrisë.